970×90
970×90

A mund të bëjë fushatë Vjosa Osmani si u.d. e Presidentit, tregon Enver Hasani

A mund të bëjë fushatë Vjosa Osmani si u.d. e Presidentit, tregon Enver Hasani

Gjykata Kushtetuese  e Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë, sipas së cilit, shpall të vlefshme ankesën që ia çoi Lëvizja Vetëvendosje, pasi deputeti Etem Arifi, që ishte dënuar me formë të prerë, mori pjesë në votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Nga ky vendim vendi pritet që shumë shpejt të shkojë në zgjedhje.

Por ky vendim e gjen Kosovën në një situatë jo të zakonshme. Vendi aktualisht udhëhiqet nga një ushtres detyre i presidentit, nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Osmani e cila ka paralajmëruar krijimin e një iniciative qytetare do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht edhe do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore.  Duke ditur se presidenti është faktor unifikues dhe nuk ka të drejtë të jetë pjesë e ndonjë partie politike, kjo çështje ka ngritur dilema rreth  pjesëmarrjes së Vjosa Osmanit në fushatë.

Kushtetuta e Kosovës si një vend me një demokraci të re lë hapësirë për interpretime në shumë çështje duke mos i specifikuar saktë. Por ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani nuk e sheh ndonjë problem rreth pjesëmarrjes së Vjosa Osmani në zgjedhje dhe në fushatë.

Ai ka thënë për Reporteri.net se nuk ka ndonjë kufizim që Osmanit të ia pamundësojë pjesëmarrjen në zgjedhje meqenëse është duke e ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës.

“Mundet pa asnjë problem. Nuk ka kufizime për një gjë të tillë”, ka thënë Hasani për Reporteri.net.

Related posts