![A mori hak Fatmir Haklaj për Ilir Konushevcin?](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/CD8585E9-0EA3-4D94-A386-1641BA861A6F.jpeg)
Avni Ajeti, i cili është njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, ka komentuar fjalët se Fatmir Haklaj ka marrë hak për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës në Tropojë, duke vrarë disa persona persona.
“Kështu flitet, që ndërlidhjen e ka bërë në këtë formë. Unë për vete, pas vrasjes së Ilir, as 10 ditë nuk kemi qëndruar në Tiranë. Kemi ardhur në Kosovë me armatimin më të madh që është sjellë aty”, tregoi ai.
Ai tregon se Haklaj i kishte ndihmuar UÇK-në me armatim.
“Kontakti me Fatmirin është marrë nga Gjakova. Fatmir Haklaj në këtë pikë me neve ka qenë korrekt. Ju kemi drejtuar dhe i kemi kallëzuar hallin tonë. Tip fjalë suit, i qetë, jo me dhënë fjalë shumë. Por gjithmonë ato fjalë që i ka thënë, i ka mbajt. Ka filluar grumbullimin e armatimit. Kemi bashkëpunuar edhe me njerëz, jo vetëm me të. Këto vrasje nuk i di. Fatkeqësi që kanë ndodhur ashtu. Ku me this ku e kanë prekur njeriun”, përfundoi ai në T7.