970×90
970×90

A kishte përplasje ndërmjet Haradinajt, Thaçit dhe Veselit në ambasadën amerikane, tregon kryeministri

A kishte përplasje ndërmjet Haradinajt, Thaçit dhe Veselit në ambasadën amerikane, tregon kryeministri


Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “kanë pasur diskutime” kur pyetet nëse është përplasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në ambasadën amerikane, të shtunën.

Haradinaj thotë se kanë pasur diskutime në prezencë të nënsekretarit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili qëndroi gjatë fundjavës në Prishtinë.

“Ka pasur diskutime. I kemi disa dallime dhe ju e dini që i kemi brenda nesh. Por, kemi unitet për platformën”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa ai ka komentuar pse takimi u mbajt në ambasadën amerikane, e jo në institucione të vendit, sic ndodhi në Serbi, ku Hale shkoi në zyrë të Vuciqit dhe të Bërnabiqit.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë ne Ambasadë të Amerikës. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për ne. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën. Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, ndonjë demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet merak por atje është ligji i Kosovës, është polici i Kosovës”, ka thënë Haradinaj. 

Gazeta Express ka raportuar gjatë fundjavës se Thaçi e Veseli e kanë akuzuar kryeministrin Haradinaj gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan se po e mban taksën ndaj produkteve serbe për interes të tij personal.

Related posts