970×90
970×90
970×90
970×90

A është zënë ndonjëherë me Ramën? Veliaj rrëfen marrëdhënien me kryeministrin

A është zënë ndonjëherë me Ramën? Veliaj rrëfen marrëdhënien me kryeministrin

Erion Veliaj ka ndarë me opinionin publik  edhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama duke treguar se nuk ka patur kurrë zënka mes tyre. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Veliaj ka zbuluar edhe se çfarë i thotë kreu i qeverisë kur takohen.

“Unë nuk jam zënë asnjëherë me Edi Ramën. Realisht s’kemi pasur. E di që ka shumë njerëz që thonë: “Po hë, a jeni zënë ju ndonjëherë?”, por…Gjithmonë më ka thënë: “Lali e ke marrë përsipër, shkoji deri në fund. Nëqoftëse beson se është e drejtë, jepi”. Jam i sigurt se kështu funksionon me një shef të mirë”, theksoi Veliaj, raporton Mapo.al.



Veliaj ka treguar edhe komplimentin më të mirë që ka marrë nga Edi Rama. “Mbaj mend kur kemi qenë te bulevardi i ri, një projekt që filloi para 11 vjetësh, më tha: “Plako e ke mbyt”.

Related posts