970×90
970×90

A është në lidhje me djalin e Tomë Gashit, tregon vetë modelja Adrola Dushi

A është në lidhje me djalin e Tomë Gashit, tregon vetë modelja Adrola Dushi

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi tash e një kohë është përfolur për lidhjet e saj në dashuri.


Ditën e djeshme, njëri nga këngëtarët e njohur ka publikuar një fotografi me modelen duke ngjallur dyshime se dyshja janë në lidhje.

Bëhet fjalë për Capital-T dhe modelen, të cilët dje kanë habitur fansat e tyre me fotografinë e publikuar nga këngëtari. Mirëpo, ende nuk dihet asgjë konkrete.

Mirëpo, modelja është përfolur edhe për lidhjen me djalin e avokatit, Tomë Gashit, Albin Gashi ku thuhej se dyshja janë bashkë.

Për “Iconstyle”, modelja e njohur tha se nuk është i vërtet lajmi i romancës me Gashin.

Kështu, Dushi mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës.

Related posts