
Hekuran Krasniqi është padyshim këngëtari më i pëlqyer dhe më i kompletuar i zhanreve muzikore shqitare. Ai, me zërin e tij melankolik ka bërë për vete tashmë një numer të madh të fansave. Në skenen muzikore, Hekurani njihet për baladat e shumta që i ka krijuar ndër vite, në mesin e tyre “Ajo më mbyti” duet së bashku me Fisniket ka thyer një rekord të paparë, ku tashme edhe ne Youtube ka shënuar rrijte rekorde klikimesh mbi 26 milion. Mirëpo në mesin e shumë këngëve të krijuara nga ai dhe studio “By Heki” është një këngë e cila ka zënë një vend shumë te rëndësishem ne karriern e këngëtarit. Është kënga “Gëzuar për ndarjen tonë” një këngë e realizuar tashmë disa vite, me tekst te Alban Mirocit dhe orkestrim të vet këngëtarit, kënga përmban në vete një histori dashurie dhe një melodi e cila shoqërohet nga telat e kitares së Atrit Stafes. Transmeton Gazeta Projekti.