
Ministri në dëtyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka gëzuar një pozitë mjaft të privilegjuar nga Protokolli, pasi është radhitur në rreshtin e parë në kremtimin e 70 vjetorit të NATO-s.
Ministri Cakaj shihet ngjitur me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe afër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Cakaj përveç këtij takimi të nivelit të lartë, u takua edhe me kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, e cila shprehu përkrahjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkaq mbrëmë, Cakaj pati takim edhe me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, me të cilin temë e diskutimit ka qenë marrëdhënia mes SHBA-së dhe Shqipërisë, dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s./