970×90
970×90
970×90
970×90

A e keni ditur për lidhjen e Behxhet Pacollit me këtë këngëtare? Edhe pas 17 viteve ai ka shprehur ndjenjat për të

A e keni ditur për lidhjen e Behxhet Pacollit me këtë këngëtare? Edhe pas 17 viteve ai ka shprehur ndjenjat për të

Ajo është shqiptare dhe në Itali është ndër këngëtaret më të njohura, ajo njihet edhe si një ndër këngëtaret më seksi në Evropë.


Bëhet fjalë për Ilirana Hoxhën, ajo është e njohur si Ana Oxa, pasi ka ndërruar emrin.

Por, a e dini që ajo dikur ishte gruaja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli?

Pacolli madje ka treguar kohë më parëse si janë njohur, mirëpo ajo qfarë ia vlen të theksohet është mënyra se si ai shprehet për të.

“Me Anën jam njohur prej shëndetit të saj. Ajo vuante nga boshti i kurrizit, nga një shkarje unazash. Menaxheri i saj e dinte që unë udhëtoja shpesh për në Rusi, kështu që më kontaktuan për të sjellë një mjek të mirë nga Rusia. S’e kisha takuar asnjëherë më parë, por sigurisht që kisha dëgjuar. Me të sjellë nga Rusia mjekun që i duhej, ajo tani vinte në shtëpinë time dhe i bënte aty masazhet dhe terapitë fizike. Më pas, i solla në Lugano edhe një mjeke-natyraliste nga Tivari i Malit të Zi, e cila ishte bërë e njohur për rezultatet e mira që kishte arritur në mënjanimin e këtyre problemeve shëndetësore. Me trajtimin që i bënë këta dy mjekë, Ana e hoqi brengën se mund të kishte ndonjë defekt të lindur. Dhe, kështu filloi lidhja jonë, gati si papandehur, pa sforcime e teprime” shkruan Behgjeti. Më tej, ai vijon duke treguar arsyen e ndarjes së tyre dhe duke ja hedhur fajin motrës së madhe të Anës, e cila sipas tij ishte xheloze. Ishte një incident me këtë të fundit, ku kjo e akuzonte se e kishte rrahur, ai që e detyroi Anën të kërkonte divorcin’,  kishte thënë ai, transmeton gazetametro.net.

Pacolli për një nga emisionet kosovare pak kohë më parë,  ka përshkruar ndjesitë e tij për Annën  pas 17 viteve.

“Kur arrij në shtëpi dhe shikoj që Anna kishte marrë vetëm gjërat personale me vete, mbeta pa fjalë! Më dërgoi çelësat e makinës dhe çdo gjë që i kisha blerë unë. Nuk mbajti as kartat e kreditit dhe asnjë dhuratë nga ato që i kisha bërë. Ishte treguar shumë e kujdesshme dhe fisnike. Ajo edhe sot jeton shumë thjeshtë, ajo e shikon jetën ndryshe. Anna nuk është grua që e kalon mbrëmjen nëpër darka gala apo harxhon shumë. Anna është e lumtur me një makinë të vogël, aspak luksoze. Kur jetonim bashkë, ajo pastronte dhe gatuante vetë” “Mund të them lirisht se ka qenë një zonjë në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe në momentin e fundit. Gjithmonë dëshiroj të dëgjoj mirë për të. Ditën e gjyqit, u përshëndetëm si miq dhe secili shkoi në rrugën e vet” e përshkruan Behxheti ishbashkëshorten e tij duke na lënë të kuptojmë që edhe pas kaq shumë kohësh, ashtu si vetë Behgjeti pranon, ai akoma ka një ndjenjë të veçantë për Annën.

Ndryshe, në disa fotografi Ana duket mjaft bukur edhe pse tash është 55 vjeç./gazetametro.net

Related posts