970×90
970×90

A do t’i bashkohet Besa Shahini – Dardan Molliqajt në PSD?

A do t’i bashkohet Besa Shahini – Dardan Molliqajt në PSD?

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe rreth bashkëshortes së tij, ish-ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin.

Molliqaj ka qëndruar i rezervuar duke folur për bashkëshorten e tij, por ka paralajmëruar se ajo po i shqyrton disa opsione për angazhimin e saj publik, shkruan lajmi.net.

“Besa është dorëhiqur në fundvitin që lamë pas, ka pasur një periudhë kur po dëshiron të pushojë pas angazhimit të saj të gjatë jashtë vendit të saj të banimit. Tani është duke i shqyrtuar disa opsione të angazhimit të saj publik, por besoj se nuk është e rrugës të flas unë për të sepse ajo i ka bindjet e veta politike dhe karrierën e saj.”, tha Molliqaj.

I pyetur nëse ajo mund t’i bashkohet burrit të saj në PSD, Molliqaj nuk ka dhënë përgjigje.

“Nuk e di për atë pjesë. Besa besoj është personi që shumë shpejt do t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Nuk kam të drejtë të flas për askënd e as për Besën”, përfundon Molliqaj duke qeshur.

Related posts