Kompanisë “KD events and communications” i është revokuar leja për transmetim publik të ndeshjeve të kampionatit botëror, vetëm gjashtë ora pasi komuna e Prishtinës ua kishte lëshuar atë.
Kjo kompani akuzon komunën se e ka dëmtuar pasi deri më tani i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe ishin të gatshëm të fillonin transemtimet të premten kur fillon Botërori.
Komuna e Prishtinës nuk u ka dhënë sqarime se pse ua kanë revokuar lejën e transemtimit vetëm pak orë pasi ua kishin dhënë këtë licencë.
Kompania e njëjtë kishte transmetuar ndeshjet e kampionatit evropian në vitin 20166. Ata po ashtu ankohen se kishin kërkuar lejen për transmetimin e ndeshjeve në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa kryetari Shpend Ahmeti, siç thuhet në komunikatë, për interesa të vetë i kishte liruar këtë shesh dikujt tjetër.
Reagimi i plotë:
Sot pas mbajtjes se konferencës me gazetare po ju drejtohemi me ketë komunikate për media
Po ju njoftojmë me skandalin e radhës nga Komuna e Prishtinës ne lidhje me organizimin e transmetimeve publike për kampionatin Botëror Russia 2018.
Ne kemi bere kërkese ma datën 24.05.2018 ne Drejtorin e shërbimeve publike, ndërsa me datën 25.05.2018 kemi bere kërkese për pëlqim ne drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ku kemi bashkëngjite marrëveshjen ekskluzive me RTK qe e ka te drejtën ekskluzive për transmetim te kampionatit Botëror te bere me datën 23.03.2017 shume me herët i menduar ky organizim.
Po ju njoftoi qe kemi marre Pëlqimin nga drejtoria për Kulture Rini dhe Sporte me datën 04.06.2018, dhe po atë dite është përgatite edhe Pëlqimi nga drejtori e shërbimeve publike, qe na kane dhëne fizikisht me datën 06.06.2018 ne ora 9:30h, çuditërisht mbas 6 orëve afërsisht na komunikojnë me email revokimin e pëlqimit te datës ne te njëjtën dite ne ora 16.05h.
Për arsye te dëmeve te mëdha financiare qe na shkakton komuna sepse janë bere te gjitha përgatitjet teknike dhe organizative, njëkohësisht na ka dëmtuar edhe imazhin e kompanisë sepse veç e kemi bere publike ne faqen zyrtare aktivitetin ne fjalë menjëherë pas marrje se pëlqimit me datën 06.06.2018 ne ora 13-36min https://ëëë.facebook.com/Prishtinafootballfest/, po ashtu kemi lidhe marrëveshje me disa sponsor potencial dhe shumica prej tyre janë sponsor ndërkombëtare dhe zyrtar te FIFA-se dhe kemi bere kontrata me kontraktore për rezervim te pasjeve te ekranit, zerimit, ndriçimit, tepihut e shume te tjera.
Për te gjitha këto arsye ju kemi shkruar një email mirëkuptimi te gjitha palëve te përfshira: Kryetarit, Nënkryetarit , drejtorëve dhe zyrtareve komunal me datën 11.06.2018, por nuk na janë përgjigje deri me sot.
Ju lutem gjeni te bashkangjitur te gjitha dokumentet valide: kërkesën për leje ne drejtorin e shërbimeve Publike, pëlqimin nga drejtorin e shërbimeve Publike, kërkesën për pëlqim nga drejtoria e Kulturës , Rinis dhe sporteve, pëlqimin nga drejtoria e Kulturës , Rinis dhe sporteve, marrëveshjen ekskluzive me RTK, po ashtu edhe te gjitha referencat e organizimeve qe i kemi filluar qysh nga viti 2012 ne bashkëpunim me RTK.
Komuna me dy pale standarde, para dy viteve kur kemi organizuar EURO 2016 ne nuk kemi pas kërkesë për Sheshin Skënderbeu por vetëm për Sheshin Zahir Pajaziti po ashtu kemi pas edhe licence nga UEFA, dhe ne fund ne kemi realizuar projektin vetëm mos me deshtu ne Sheshin Skënderbeu.
Pse ka pas mundësi para dy viteve me na u ndry lokacioni e sot nuk ka mundësi ? Sepse Kryetari për interesa te veta te njëjtin aktivitet pa licence te EURO 2016 ka leju me mbajte ne Sheshin Zahir Pajaziti, dhe pastaj ne fund është krenuar me projekt tonin qe është realizua ne Sheshin Skënderbeu te cilin projekt e ka blloku 4 muaj ferishte nga data e kërkesës për leje me 14.01.2016 ndërsa leja për Sheshin Skënderbeu është mare me 12.05.2016.
Po ashtu po ju njoftoi qe revokimi i datës 06.06.2018 për aktivitetin Russia 2018 nuk ka baze ligjore:
Ju lutm lexojeni ne fund tek Vërejtja arsyet kur revokohet një pëlqim leje ne ëebfaqen e komunës: https://kk.rks-gov.net/prishti… ,
Arsyetimi i tyre ne revokim është se pas analizave shtese nuk ka mundësi me qene e bllokuar për 30 dite, dhe se ka aktivitet tjera. Sqarim Aktivitete tjera nuk ka pas deri kur ne kemi bere kërkesën me 24.05.2018, dhe për aktivitete tjera kemi dëshmi qe janë bere pas kërkesë tone dhe ne rast se ipet leja do te dëshmojmë me dokument se kur janë bere kërkesat.
Ndërsa ne ketë vite kemi edhe kërkesa tjera ne sheshin Zahir Pajaziti për aktivitetin ne fjalë Russia 2018, po te gjitha këto kerkesa janë bere pas kërkesës tone me datën 24.05.2018, po ashtu po ju informoi sa jam i informuar nuk e kane pëlqimin nga drejtoria për Kulture, Rini dhe sport, po ashtu nuk kane as edhe një reference te vetme ne këto organizime, njëra prej tyre është e formuar ne ketë vit ne muajin Prill para dy muajve para këtij aktiviteti botërore qe krijon hapësira për shume dyshime.
Për fund ju kërkoi falje qytetareve te Prishtinës sepse me gjithë mundin dhe sakrificën kemi dashtë te ju ofrojmë si gjithë deri me tani këto organizime pa pagese ne interes te te gjithë qytetareve por jemi blloku pa asnjë arsye te vërtet nga Kryetari Shpend Ahmeti, ndërsa ne kryeqytetet tjera përkrahen këto aktivitete e te ne Bllokohen.