970×90
970×90
970×90
970×90

A do të shkojë PDK nesër në tryezën e LDK’së, çfarë thotë Memli Krasniqi?

A do të shkojë PDK nesër në tryezën e LDK’së, çfarë thotë Memli Krasniqi?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë nesër në tryezën që ka ftuar Lidhja Demokratike.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thirrur dje liderët e të gjitha partive të tjera politike në një mbledhje të përbashkët.

Shefi i Grupit të dytë më të madh parlamentar ka thënë se akoma nuk janë të vendosur nëse partia e tij do të jetë pjesëmarrëse.

“Nesër e bëjmë publik qëndrimin tonë”, ka thënë shkurt Krasniqi për Gazetën Express.

Ndërkaq, ndryshe nga PDK, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kësaj mbledhjeje të thirrur nga LDK. Edhe Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate është deklaruar pro shkuarjes.

Arsyeja kryesore e thirrjes për një tryezë të përbashkët, zyrtarë të LDK’së kanë deklaruar se do të jetë kërkesa për t’u dakorduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Deri më tani, vetëm dy partitë opozitare LDK e VV kanë dalë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohme. Partia e Isa Mustafës po ngul këmbë për mbajtjen e zgjedhjeve, edhe pse kjo nga subjektet tjera politike nuk po konsiderohet e mundur dhe serioze.

LDK kërkon që të krijohet konsensus  në ‘temat e rëndësisë nacionale, parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”. /Express/

 

Related posts