970×90
970×90

A do të bëhet Arben Vitia drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë? Flasin nga VV

A do të bëhet Arben Vitia drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë? Flasin nga VV

Rashit Gashi, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë ofertë konkrete nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se Vitia nuk do të jetë pjesë e Drejtorisë së Shëndetësisë meqë sipas tij ai është stad tjetër.

“Asnjë ofertë konkrete në adresë të Vetëvendosjes nga zoti Rama nuk ka ardhur, ka pasur disa tendenca të dërgojë mesazhe individuale si zotit Arben Vitia, por jo… Jo nuk mendoj se do të bëhet pjesë, sepse ne ishim rivalë në zgjedhje, Arben Vitia është një stad tjetër, ishte ministër i Shëndetësisë, ma herët ka dhënë kontributin e tij në komunë, por tash të bëhet pjesë e një rivali nuk ka kuptim”, ka thënë Gashi për “Sytë 7”.

“Arben Vitia e ka liruar pozitën e asamblistit dhe në vend të tij është Arjanit Beqiri”, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës është në një hendikap të jashtëzakonshëm.

“Është fakt që jemi në një situatë jo të mirë, nga zgjedhjet e kaluara edhe dy ditë bëhen dy muaj prej që kanë kaluar zgjedhjet e 14 nëntorit dhe prej atëherë komuna është në njëfarë forme pa zot shtëpie edhe pse organet e Komunës së Prishtinës janë konstituar me kryetarin në këtë rast më 7 dhjetor dhe prej asaj kohe ne si ekzekutiv kemi mbajtur vetëm dy seanca, njëra ishte inauguruese dhe tjetra për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit dhe kjo është një handikap jashtëzakonisht i madh për komunën dhe qytetarët e saj”, ka vazhduar Gashi.

Ai ka folur edhe për vështirësit qe e presin udhëheqjen e Komunës së Prishtinës meqë sipas tij do të ketë problem në ndarjen e hiseve që kërkojnë partnerët në koalicion.

“Aty ka shumë partnerë, ka shumë interesa, nëse i bëjmë bashkë gjitha partitë ato ekzistuese siç e pamë në seancën e 5 janarit nuk janë pak, dhe gjithë ato kërkojnë hise, nuk është problemi vetëm te drejtoritë, problemi ma i madh, konsideroj unë se, është te ndërmarrjet publike të cilat do t’i vendosin aksionarët dhe secila pretendon të ketë një ndërmarrje publike. Prandaj nuk është e lehtë fare”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka thënë se Vetëvendosja nuk do të bashkëpunojë pavarësisht se kanë pasur oferta të tilla.

“S’kemi tentu as të bashkëpunojmë, na kanë ofru shumë parti të ndryshme oferta që të bashkëpunojmë por nuk e kemi parë të arsyeshme”.

“Duke qenë se edhe kryetari është i infektum mendoj që negociatat do të ngecin dhe do ta pësojnë më së shumti qytetarët e Prishtinës”, ka theksuar Gashi.

Related posts