970×90
970×90
970×90
970×90

A do ta shpëtoj Haradinaj telekomin

A do ta shpëtoj Haradinaj telekomin


Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin, me të cilin tha se ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në kompani.


Haradinaj ka bërë të ditur se me të partin e Telekomit ka biseduar për obligimet milionëshe financiare, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile, shkruan Reporteri.net.

“Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria e tij do të angazhohet që ta shpëtojë Telekomin, pasi thotë se është i angazhuar për një qëndrueshmëri biznesore dhe financiare të kësaj kompanie.

“Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeqeveritari.

Sidoqoftë, këto ditë është raportuar se Telekomi i Kosovës është në rrezik të mbylljes së xhirollogarive pas moskryerjes së obligimeve ndaj Z Mobile.

Related posts