
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë një prej emrave më të diskutuar në media.
Ajo është në përgatitje të një kënge të re, e cila do të vijë shumë shpejt për fansat.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, reperja ka treguar se çfarë do të përmbajë kënga e re, e cila do të përçojë ndër të tjerash një mesazh sensibilizues, kundër përçeshjes së njerëzve.
Tayna është takuar me Besim Hajren, i cili ishte protagonist i një prej videove satirike, që u shpërnda në rrjetet sociale.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperja ka thënë se fjalinë me të cilën ai është përqeshur, do ta shndërrojë në një nga vargjet e këngës së re.
Në këtë mënyrë, ajo do të ndikojë që një fjali të tillë ta kthejë në diçka të bukur, në mënyrë që edhe fansat të reflektojnë nga kënga e saj e re.
“Une takova Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“.Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme.Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar”, ka shkruar Tayna në Instagram.