Kandidati i LDK-së për deputet, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ai nuk ka arritur ti marr votat e mjaftueshme për deputet. Përmes një statusi në profilin e tij në ” Facebook” ai ka falenderuar të gjithë përkrahesit e tij.
Statusi i plotë:
Konsideroj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 6 Tetor 2019, e përbëjnë një momentum të rëndësishëm për formimin dhe zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë tonë!
Si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, i falenderoj të gjithë votuesit dhe përkrahësit e mi të cilët na besuan në këto zgjedhje. Bazuar në rezultatet preliminare, mund të konstatohet që numri i votave për mua si kandidat për deputet nuk janë të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Sidoqoftë besimi i të gjithë atyre qytetarëve që më votuan, për mua është përgjegjësi të cilën unë do e përkthej në punë për qytetarët, pavarësisht pozitës nga e cila do të shërbej.
Tani është momenti të presim çertifikimin e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës. Më pas duhet të punojmë së bashku në formimin e një qeverie stabile dhe prosperuese.
R.Sh