Arta Nitaj është e njohur për figurën mbresëlënëse, ndërsa linjat e admiruara trupore i ka arritur falë angazhimit në palestër.
Modelja dhe prezantuesja e njohur shpesh publikon video në profilet e saja në rrjetet sociale, ku paraqitet duke ushtruar.
Pjesa e pasme e fizikut të saj është përmendur më shpesh si pjesa më e formësuar e trupit të bukuroshes, ndërsa ushtrimet e saja janë të fokusuara pikërisht në këtë pjesë.
Një video që e ka publikuar në InstaStory, e paraqet atë duke bërë ushtrime për formësimin e pjesës së pasme të trupit të saj.
Kujtojmë që Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë falë rolit të saj në serialin televiziv, “O Sa Mirë”, ndërsa ka bërë rolin e protagonistes femër në disa videoklipe muzikore, si edhe është angazhuar si moderatore televizive.