970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi pret nesër në takim kryeministrin e Bullgarisë

Thaçi pret nesër në takim kryeministrin e Bullgarisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet nesër (e hënë) me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov.

“Takimi i paraparë për në orën 10:00, do të zhvillohet në kabinetin e Presidentit, ndërkaq që pas takimit do të ketë edhe konferencë për media”, thuhet në njoftimin  e presidencës.

Borissov gjatë vizitës së tij në Kosovë pritet të takohet edhe me homologun e tij, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, momentalisht Bullgaria mban kryesimin e Bashkimit Evropian, me mandat gjashtëmujor që përfundon në qershor të këtij viti.

Related posts