Djali i Robert F Kennedyt dhe nipi i ish-presidentit të SHBA, John F Kennedy, ka marrë pjesë në protestën e Berlinit kundër masave për përhapjen e koronavirusit.
Robert F Kennedy Jr është kundërshtar i ashpër i vaksinimit të personave të infektuar me COVID-19, por po kritikohet nga anëtarët e familjes Kennedy për pikëpamjet e tij.
Në protestën e mbajtur pranë portës së Brandenburgut në Berlin ishin përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.
“Unë nuk jam simpatizues i krahut ekstrem të djathtë. Jam këtu për të mbrojtur liritë tona themelore”, tha para mediave 66-vjeçari teksa kishte të veshur një bluzë, ku shkruante, “Mendimet ndihmojnë”.
Theksojmë se avokati ka folur për, sipas tij, axhendën e bio-sigurisë së Bill Gatesit, kundër mbikëqyrjes autoritare dhe grusht-shteteve të sponsorizuara nga kompanitë farmaceutike kundër demokracisë liberale.
Kujtojmë se politikani dhe aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë edhe senator i partisë demokratike të SHBA-së
Mbi 18 mijë protestues janë shpërndarë nga policia, e cila ka intervenuar pas disa trazirave të vogla dhe mos mbajtjes së distancës fizike.