970×90
970×90
970×90
970×90

Kryetari i komunës Agron Kuçi priti në Junik, Ministrin e Arsimit Ramë Likaj

Kryetari i komunës Agron Kuçi priti në Junik, Ministrin e Arsimit Ramë Likaj

Sot gjatë ditës, kryetari i Komunës së Junikut
Ministri Likaj dhe kryetari i komunës z.Agron Kuçi përcollën nga afër procesin e Testit të Maturës në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, transmeton Gazeta Projekti.

Kryetari i komunës z.Agron Kuçi priti për vizitë Ministrin e Arsimit z.Ramë Likaj, të cilën nga afër përcollen procesin e zhvillimit të Testit të Maturës dhe përgëzuan DKAKRS-në dhe personelin arsimor të gjimnazit për përgaditjen dhe zhvillimin e testit sipas udhëzuesve të Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Ministri Likaj u zotua në përkrahje të vazhdueshme për krijimin e infrastrukturës së mirë në zhvillimin efikas të procesit mësimor dhe avancimin e nxënësve.

Komuna e Junikut ka organizuar realizimin e Testit të Maturës sipas udhëzimeve nga Ministria, duke dezinfektuar objektin shkollor, ofruar material mbrojtës dhe respektuar distancën sociale. /Gazeta Projekti/


Related posts