Millo Gjukanoviq, kandidat për President të Malit të Zi, po prin në zgjedhjet e sotme.
Kur janë numëruar 75 për qind të votave, kreu i DPS’së së Malit të Zi po fiton me 54.9 për qind.
Në garë për të parin e vendit ishin shtatë kandidatë.
Kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq fituar 2.8 për qind të votave, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA ka fituar 33.7 për qind të votave. Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç fitoi 0.8 për qind të votave, kurse Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve moti 0.5 për qind të votave, kurse Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb ka fituar 0.4 për qind të votave.