970×90
970×90
970×90
970×90

Time Kadriaj e kalon Covidin pa e ditur qe e ka pas

Time Kadriaj e kalon Covidin pa e ditur qe e ka pas

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka treguar se gjatë testimit me metodën PCR ka rezultuar negative para tri javësh përkundër simptomave.

“Para tre javësh kisha disa simptona dhe shqetësime shëndetësore dhe si zakonisht në këtë periudhë menjëherë mendja na shkon tek virusi Covid 19.
Menjëherë jam konsultuar me Dr. Sali Ahmetaj, i cili më udhëzoi të bëj testin për Covid 19. Pas rezultateve të testit rezultova negativ, por qëndrova në vetizolim për shkak të simptomave që kisha, dhe jam trajtuar me terapi”, ka shkruar Kadrijaj.

Ajo ka thënë se pas qëndrimit në vetizolim ka bërë testin serologjik në të cilin ka rezultuar pozitive.

“Tash pas kaq ditësh izolim e trajtim e përsërita testin serologjik dhe aty u konfirmua qe kam qenë pozitiv me Covid-19”, ka thënë ajo.

Kadrijaj tutje ka njoftuar se tashmë është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

“Tani jam plotësisht e shëruar dhe kam një apel për të gjithë: Mos e neglizhoni po trajtohuni në mënyrë që sa më lehtë t’a kaloni këtë sëmundje.
Mbroni veten dhe të tjerët, respektoni udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHP-së. Plotsisht e shëruar” ,ka shkruar deputetja.

Related posts