Blendi Fevziu është një nga moderatorët më jetëgjatë me emisionin e tij ‘Opinion’.
Por në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Thumb’ një nga gazetarët e stafit të tij, Drini Zeqo, ka pohuar se pas kaq vitesh në ekran është koha që Blendi të dalë në pension.
Pyetjes së Fatmës dhe Aulonës se ndoshta është koha që Fevziu të dalë në pension dhe vendin e tij ta zërë brezi i ri i gazetarëve., Drini i është përgjigjur në mënyrë pohuese
“E kam menduar, por ai se ka në plan fare. Edhe ai po ta dëgjojë këtë do thotë ç’e kanë në terezi këta. “Opinion”-i më pëlqen por unë dua diçka më afër spektaklit. Nuk jam njeriu që vendos rregulla strikte si Blendi dhe ai vërtet ia del.”,- ka rrëfyer Drini i cili ka rreth një dekadë që punon në “Opinion”. /Gazeta Express/