970×90
970×90

Olta Gixhari bëhet nënë, këto janê fjalët emocionuese

Olta Gixhari bëhet nënë, këto janê fjalët emocionuese

Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, javë më parë kishte zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këtë e bëri përmes një postimi, në të cilin shihej edhe i fejuari i saj, identitetin e të cilit ende nuk e ka zbuluar.

Si do që të jetë, gjatë ditës së sotme (e shtunë), bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka sjell në jetë djalin e saj.

“Parajsa ime sapo mbërriti. U bëra nënë. Qenka e vërtetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me fjalë. E dua çmendurisht”, ka shkruar në përshkrimin e imazhit.

Ndër tjerash ajo vazhdoi: “Djali ynë erdhi në jetë me 21.08.2020, kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21, dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale”.

Olta ndër të tjera tregoi se djali i tyre quhet Amar, që nga gjuha arabe do të thotë hënë.

Related posts