Barcelona sot do të bëhet me trajner të ri.
Barcelona pritet që sot ta zyrtarizojë emërimin e Ronald Koeman në postin e trajnerit.
Prezantimi i holandezit në drejtim të ekipit nga Camp Nou pritet të bëhet po ashtu sot në një konferencë për media nga ora 18:00, raporton Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.
Koeman ka braktisur rolin e tij të selektorit në Kombëtaren e Holandës për të marrë drejtimin e Barcelonës ku luajti gjatë karrierës së tij si futbollist.
Koeman do ta zëvendësojë Quique Setien i cili u shkarkua pas humbjes së rëndë 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.