Ka vdekur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët.
Kryeporkurori Selimaj muaj më parë ishte trajtuar jashtë vendit për një sëmundje, por që e kishte tejkaluar dhe i ishte kthyer punës në Kosovë.
Ndërsa sot miqtë dhe familjarë të tij kanë njoftuar për vdekjen e tij.