970×90
970×90

Foto të nxehta nga Kyle në ditëlindjen e saj

Foto të nxehta nga Kyle në ditëlindjen e saj

Kylie Jenner do të mbajë mend gjithmonë udhëtimin e saj të ditëlindjes në ishujt ‘Turks and Caicos’.

Mogulja e bukurisë mahniti të gjithë ndërsa ndau fotografi tjera provokuese në Instagram ku shfaqej në bikini.

Ylli 23 vjeçar shkruajti ‘sërish unë’ në titullin e fotografisë që tregonte se ishte mbështetur në murin e pronës së saj të pushimeve në Bahamas.

Bukuroshja brune dukej e rrezitur dhe e tonifikuar, e cila përveç pozave atraktive shihet se shijoi në masë të madhe këtë arratisje të largët.

Të premten, nëna e Stormit, dy vjeçare, vazhdoi të ndante fotografi nga udhëtimi i saj tropikal, duke shkuar pa grim në një seri imazhesh e me një dukje të veçantë.

Për këtë përvjetor të lindjes, Kyliet iu bashkuan Khloe, Tristan, vajza Stormi, motra Kendall Jenner, vëllai Rob Kardashian dhe mikja e ngushtë Anastasia Stassie.

Ndërkohë reperi njëherësh ish-partneri i saj, Travis Scott sipas raportimeve nuk ka qenë i pranishëm në ditëlindjen e Kylie, përkundër se u komentuan për një ribashkim të tyre. 

Related posts