
Në Serie A tashmë ka shumë futbollistë shqiptarë, por sezonin 2020/21 ka mundësi që të ketë edhe shumë më shumë.
Tashmë mediat raportojnë për blerje të shumta që do të bëjnë klubet italiane dhe emrat e shqiptarëve natyrisht lidhen me to.
Pas Vedat Muriqit, për të cilin thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Lazion, në Serie A pritet të përfundojë edhe futbollisti tjetër i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Ai është kthyer në titullar te skuadra e Standard Liege dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme.
Atalanta e Gasperinit po tenton ta joshë dhe duket se marrëveshja është arritur.
Mediet belge raportojnë se mbrojtësi do t’i bashkohet ekipit të Berat Gjimshitit duke u bërë futbollisti i dytë me origjinë shqiptare në skuadër.
Atalanta ofron 4 milion euro për Vojvodën, ndërsa belgët duan 6 milion euro.
Ish ekipi i Vojvodës, Mouscrone, ka 20% të kartonit, prandaj kërkojnë që shifra të rritet. Me shumë mundësi marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. /Gazeta Express/