
Bayern Munich është gjysmëfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka demoluar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-2.
Serinë e golave e hapi Thomas Muller në minutën e katërt, para se David Alaba të shënonte autogol për tu barazuar shifrat në 1-1 pas tre minutave.
Bayerni ktheu epërsinë kur Ivan Perisic shënoi për 1-2 në minutën e 22-të falë gabimeve skandaloze të mbrojtjes katalunase.

Gjashtë minuta më vonë Serge Gnabry realizoi një gol të bukur për 1-3, ndërsa Thomas Muller u përkujdes për 1-4.
Me epërsinë e tre golave të Bayernit përfunduan 45 minutat e para.
Barcelona e nisi mirë pjesën e dytë, kur Luis Suarez shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-4 dhe u mendua se katalunasit do të bëjnë një rikthim të madh.
Por në skenë doli Alphonse Davis që me një depërtim fantastik asistoi te Joshua Kimmich që shënoi golin e pestë.

E në shtatë minutat e fundit të ndeshjes, Robert Lewandowski fillimisht dhe Philippe Coutinho me dy gola bënë që rezultati përfundimtar të jetë 2-8 në të mirë të Bayernit.
Kësisoj Bayerni kalon në gjysmëfinale me plot meritë pasi dominoi në çdo aspekt skuadrën katalunase.
Rekordmenët e Gjermanisë në gjysmëfinale do të presin fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Lyonit.
GOAL ! Thomas Muller scores vs Barcelona. 0-1. pic.twitter.com/bYTiWDM4F2
— OnlyFootballClips (@OnlyFootballCl1) August 14, 2020
GOAL! – David Alaba own goal vs Bayern Munich. 1-1 pic.twitter.com/RjAtNaD4yX
— OnlyFootballClips (@OnlyFootballCl1) August 14, 2020
WOW. Coutinho scores vs Barcelona again. 2-8. Shocking pic.twitter.com/sFiUWyEPuw
— OnlyFootballClips (@OnlyFootballCl1) August 14, 2020