
Lionel Messi ishte futbollisti më i paguar vitin e kaluar, pasi fitoi 11 milionë funte më shumë sesa rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo.
Kapiteni argjentinas i Barcelonës e kryesoi listën për futbollistët më të paguar gjatë vitit 2019, sipas France Football, pasi u pagua 120 milionë funte, transmeton Gazeta Express.
Menjëherë pas tij radhitet Cristiano Ronaldo me 109 milionë funte të fituara, ndërsa top pesëshen e kompletojnë Neymar, Gareth Bale dhe Antoine Griezmann.
Top 10 futbollistët më të paguar gjatë vitit 2019:
1. Lionel Messi – 120 milionë funte
2. Cristiano Ronaldo – 109 milionë funte
3. Neymar – 87 milionë funte
4. Gareth Bale – 35.45 milionë funte
5. Antoine Griezmann – 35.25 milionë funte
6. Eden Hazard – 32.06 milionë funte
7. Andres Iniesta – 31.14 milionë funte
8. Raheem Sterling – 30.96 milionë funte
9. Robert Lewandowski – 26.56 milionë funte
10. Kylian Mbappe – 24.73 milionë funte