Kareem Shaheen, gazetari i The Guardian në Lindjen e Mesme, ka përcjellë një deklaratë të lëshuar nga komanda ushtarake e Sirisë.
Aty thuhej se “agresioni tripalësh” filloi në orën 3:55 të mëngjesit me orën e Damaskut me 110 raketa të qëlluara në objektiva brenda Sirisë.
“Mbrojtja ajrore siriane u përgjigj dhe e rrëzoi pjesën më të madhe të raketave por disa prej tyre arritën të godisnin një qendër kërkimore në Barzeh e cila thuhej se përmbante laboratorë dhe një qendër mësimi, por që SHBA pretendonte se ishte një objekt kërkimor për armët kimike”, thuhej aty.
Raketa të tjera, sipas deklarates, kishin vënë në shënjestër një instalim ushtarak pranë Homsit dhe shpërthyen duke plagosur tre civilë. Deklarata thoshte se ushtria siriane do të vazhdonte luftën kundër “terrorizmit”.