
Çifti i njohur, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, gjatë muajit të kaluar kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.
Ajo çka morri vëmendje ishte se gjatë propozimit nga Beckham, u pa një unazë, vlera e të cilës arrin 350 mijë dollarë, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, së fundmi ata janë parë në një shëtitje në Mayfair, ndërsa kishin pasur me vete gjësende të blera.

Aktorja amerikane është shfaqur plot stil, ndërsa në fansat theksuan unazën e saj mijëra euroshe.
Derisa u rikthyen në makinë, djali më i madh i David dhe Victoria Beckham gjeti një tiketë të vendosur në xham.

Ndërkaq, dyshja kanë filluar edhe përgatitjet për dasmën e cila do të realizohet vitin tjetër, që si destinacion kanë një resort luksoz në Itali.