Kjo kërkesë i është dukur absurde zyrtarit të KRU’së “Ujësjellësi” në Gjakovë, Bujar Kokolla i cili ka kërkuar nga kryetarja e Alternatives t’i ndalë kritikat ndaj presidentit.
I njohur si adhurues i flakët i Thaçit, Kokolla nga Cerrmjani i Gjakovës, ka bërë se ka njerëz që për Thaçin e japin edhe jetën.
Duke i cilësuar kërcënim, Kusari i ka bërë publike këto mesazhe.
“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin.duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai. Kritikat e tua kundër presidentit Thaçi janë pa efekt. Njo dije dhe falenderoje PDK-në. Sepse falë nesh u bërë kryetare, momentin që i prishe marrëdhëniet shkove te shpia”.
Televizioni 7 sot ka qëndruar në Gjakovë, për të kontaktuar Kokollën, por që i njëjti nuk ka dashur të deklarohet para kamerës.
“Sa i përket asaj që mu mka shti Hashimi, nuk më ka shkrujt as Hashimi as partia as askush hiç. Hashimin e kom dasht edhe e përkrahi deri në pikën e fundit, dhe jam kre nar me presidentin e Kosovës. Është person i madh edhe ashtu është realiteti.”
Duke mohuar që e ka kërcënuar, Kokalla ka thënë se Kusari-Lilen ai dhe familja e tij e kanë votuar në balotazhin e zgjedhjeve lokale.
“Kam desht me i thonë që mos me vazhdu me atë fjalor. Na e kemi përkrahë për balotazh, Mimozës i kam shkruar si qytetar i thejshtë, thjeshtë ka qenë mëndimi jem”.
Kokolla, thotë se për të e dinë e gjithë Kosova se është fans i Thaçit.
“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcnimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që e u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, ka shkruar Kusari-Lila.”
Lidhur me kërcënimet e Kokollës kanë reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.