
Tabloidi britanik The Sun ka vënë në lojë mesfushorin e Liverpool, Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në shoqërinë e tre vajzave mjaft simpatike në një jaht luksoz, në pushimet e tij në Ibiza.
“The Sun”, është tallur me moskujdesin e futbollistit shqiptar, duke thënë se ai ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli dhe se është bërë flakë i kuq, si ngjyra e fanellës së Liverpoolit.
“Shumë i kuq. Shaqiri harron kremin e diellit dhe tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”, shkruan ndër të tjera The Sun.
Etiketa: jaht, shaqiri, The Sun