Ai ka njoftuar përmes Facebookut për emërimin e Gashit që sipas tij do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.
Ministri i ri u emërua në pozitën që mbeti vakante pas dorëheqjes së Minsitrit Flamur Sefaj.
“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.