
Sulmuesi portugez i ka bërë vetes një dhuratë luksoze pas triumfit në Seria A.
Juventus është kampion i Serie A për të nëntën herë radhazi, dhe Ronaldo pas fitores së Scudettos i ka bërë një dhuratë vetes, shkruan lajmi.net.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, i cili ka shënuar 31 gola në ligë, i ka shtuar koleksionit të tij të mrekullueshëm të makinave luksoze, një Bugatti Centodieci.
Portugezi shpenzoi hiç më pak se 8.5 milionë funte në makinën e tij të re, e cila mund të arrij 62 km/h për 2.4 sekonda.