970×90
970×90
970×90
970×90

Hyseni në Washington për dialogun, nesër fillon takimet

Hyseni në Washington për dialogun, nesër fillon takimet

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka konfirmuar se sot ka mbërritur në Washington të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës

Hyseni ka konfirmuar se mëngjesin e nesërm do të fillojë takimet e planifikuara. Siç është raportuar, Hyseni do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Në Washington kam mbërri sot, ndërsa takimet fillojnë nesër në mëngjes sipas orës lokale”, ka thënë Hyseni për Klan Kosovën.

Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK’së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Skendër Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Related posts