970×90
970×90
970×90
970×90

Kadri Veseli vizitë zyrtare në Slloveni

Kadri Veseli vizitë zyrtare në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që tregon interesin e qëndrueshëm të parlamenteve të 13 vendeve të Evropës Juglindore për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.

Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e sivjetmë të Asamblesë Parlamentare të SEECP, kryeparlamentari Kadri Veseli do të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi kosovar në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Gjatë qëndrimit në Lublanë, Veseli do të pritet në një takim të posaçëm nga homologu slloven, Kryetar i Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez.

Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të SEECP këtë vit ka një rëndësi të veçantë për faktin se në periudhën e viteve 2019/2020 Republika e Kosovës do ta udhëheqë këtë Asamble.

Asambleja Parlamentare e SEECP u krijua në Bukuresht në maj 2014 pas një procesi të gjerë konsultimesh që synonin transformimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të Dimensionit Parlamentar të SEECP.

Qëllimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP lidhen drejtpërdrejt me rajonin e Evropës Juglindore dhe çështjet aktuale në fushën e politikave evropiane dhe integrimit evropian. Gjeografia e Asamblesë Parlamentare të SEECP mbulon rajonin e Evropës Juglindore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë. /Telegrafi/

Related posts