
Kampionia botërore e stilit bretkosë, rusja Yulia Efimova ka kënaqur së fundmi fansat duke pozuar nga pishina me një flamingo të fryrë me ajër, edhe pse pranon se izolimi i koronavirusit e ka lënë jashtë formës sportive.
Gjashtë herë kampionia e botës ka mbetur thuajse e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku të paktën mund të ‘ushtrojë’ profesionin në pishinën private.
Atletja provokonte 200,000 fansat e saj në Instagram duke treguar se shpeshherë e nis ditën me një zhytje në pishinë.
Në postimin e fundit 28-vjeçarja Efimova dukej e përkryer në bikini rozë teksa pozonte mbi një komerdare-flamingo.
Efimova kishte marrë mjaft ngjyrë nga dielli, por fansat e saj ishin xhelozë për flamingon që ajo mbante pranë.
“Flamingo qenka shumë me fat,” shkruante një nga komentuesit.
Para nisjes së pandemisë Covid-19 notarja e lindur në Grozny po përgatitej për të konkuruar në Lojrat Olimpike Tokio 2020.
Por pas ndërprerjes ajo thotë se nuk është e sigurtë për të ardhmen në sportin e notit.
