Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka goditur kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, Selmanaj ka thënë se Haradinaj, sipas tij, s’e meriton të jetë as kryetar i Junikut.
Ai ka thënë se Haradinaj duhet sa më parë të largohet nga posti i shefit të ekzekutivit të vendit.
Selmanaj ka thënë se LDK i ka siguruar deri më tani 59 vota kundër Qeverisë Haradinaj.
“Këtë qeverisje duhet ta rrëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Selmanaj. /Express/