
FC Prishtina ka fituar dje Kupën e Kosovës në futboll, pasi në finale mposhti Ballkanin me një gol të shënuar nga Otto John.
Ishte ky torfeu i shtatë i Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Olle.
Por, krahas Kupës, Prishtina ka fituar edhe një aksioner.
Xhemail Sekiraqa tashmë është bërë aksioner i ri në klubin më të trofeshëm në Kosovë.
Dhënësi i autorizimit për aksione në FC Prishtina ka qenë Afrim Muqiqi.