
Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, ka pranuar se do të konsideronte nëse ndonjë ofertë i bëhet nga skuadrat e Premierligës.
E ardhmja e 31 vjeçarit te Bayern Munich është e paqartë, pasi nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës nga ‘Allianz Arena’.
Ai ka luajtur 34 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon, me Ligën e Kampionëve që ka ende për t’u zhvilluar.
“Nuk do të thoja jo”, ka deklaruar ish mbrojtësi i Premierligës, i pyetur nëse do të rikthehej në Premierligë.
“Më pëlqen të shikoj Premierligën dhe më pëlqente të luaja atje. Ajo më ndihmoi shumë që të stërviten me lojtar të nivelit botëror”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Ju nuk e dini por nuk do të thoja që nuk dua të luaj atje. Është një nga ligat e mia të preferuara”.