
Geci ka një mesazh për ata që thonë se nuk ekziston virusi.
Genc Prelvukaj kohë pas kohe reagon ndaj çështjeve që preokupojnë vendin, shkruan lajmi.net.
Këngëtari, me anë të një postimi së fundi ka reaguar ashpër ndaj atyre që kontestojnë edhe ekzistencën e virusit.
“Perderisa shqiptaret drejtojne dy shtete te dobeta , me ekonomi per faqe te zeze, deri para 70 viteve 98% analfabete, me sistem arsimor te tmerrshem dhe me deficit shkencetaresh, deri vone fanatike e radikale, eshte e pakuptueshme se si disa prej tyre marrin guximin te kontestojne te gjithe shkencen boterore duke thene qe virusi nuk ekziston. Idiotesia e tyre shkon deri aty saqe me diploma te dyshimta ose pa to, te edukuar keq por me vetebesim deri ne mangesi mendore, kujtojne qe kane zberthyer komplote e konspiracione globale”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se “Lek i madh” titullohet projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj, me të cilin godet fëmijët e politikanëve.