970×90
970×90

Silva befason të gjithë, transferohet në Serie A

Silva befason të gjithë, transferohet në Serie A

Lazio raportohet të jetë në bisedime me veteranin e Manchester City, David Silva, i cili këtë verë do të jetë lojtar i lirë.

AS sugjeron se Silva është në bisedime me ‘Biancocelesti’, ndërsa mediet në Itali thonë se ai tashmë ka pasur një darkë me Igli Taren, përcjell lajmi.net.

34 vjeçari ka përfunduar kontratën me Manchester Cityn, pas qëndrimit dhjetë vjeçar.

Ai ka kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asistime këtë sezon, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me klubet nga Dubai.

Opsion për Silvan është Inter Miami i MLS, ose rikthimi te Valencia.

Por, Lazio mund të jetë skuadra më serioze në ofertë, kur dihet se kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Related posts