Pacientë të shtrirë në ulëset e korridoreve të QKUKsë e me boca në krah janë parë sot. Kështu këta pacientë po i marrin trajtimet për Covid-19 në disa prej Klinikave të QKUK’së. E alarmi se në QKUK rrezikon të mbetet pa shtretër, është dhënë gjatë ditës së djeshme nga ana e drejtuesve të QKUK’së.
Deri dje pasdite në QKUK kanë qenë të lirë vetëm edhe 100 shtretër për pacientët e sëmurë me Covid-19.
Ushtruesja e detyrës së drejtorëshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në SHSKUK janë të spitalizuar 598 pacientë.
“Në gjendje të rëndë kritike janë 43 pacientë me respiratorë dhe citat, 385 janë në oksigjenoterapi ndërsa të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale janë 385.
Në QKUK janë 224 pacientë të spitalizuar, ndërsa në spitalet regjionale janë 161 pacientë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.
Ndryshe sot janë konfirmuar 276 raste të reja me COVID-19 në vend, i cili është numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë. 8 paciente te tjerë kane vdekur si pasoje e Covid-19 gjate 24 oreve te fundit.