970×90
970×90
970×90
970×90

Ministrja Hoxha: Kosova po avancon drejt integrimit evropian

Ministrja Hoxha: Kosova po avancon drejt integrimit evropian

Me ftesë të Daniel Server, ekspert amerikan për Ballkanin, ministrja Dhurata Hoxha ka marrë pjesë në një diskutim në Qendrën për Marrëdhënie Trans-Atlantike të Universitetit “Johns Hopkins”, me ç’rast ka diskutuar për rrugën evropiane të Kosovës, si pjesë e strategjisë për zgjerim.

Me këtë rast Hoxha, ka thënë se rruga e Kosovës drejt BE-së është mjaft e qartë dhe sipas saj, institucionet po bëjnë punë të mirë në përmbushjen e kritereve që kërkohen, sidomos përmes reformave në shumë sektorë.

Ministrja Hoxha ka vlerësuar se publikimi i Strategjisë së BE-së për zgjerim, ka shënuar një hap të ri në rrugën integruese të Kosovës dhe se institucionet janë të angazhuara që të shfrytëzojnë këtë momentum dhe të përshpejtojnë rrugën drejt integrimit.

Po ashtu, ajo ka theksuar rëndësinë dhe pritshmërinë që kanë për procesin e liberalizimit të vizave, hap i cili do t’i afrojë më shumë qytetarët e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin kryesisht diplomatë, ekspertë e njohës të çështjeve të Ballkanit.

Related posts