Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku është pritur nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.
Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19, njofton Klan Kosova.
“Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19”.
“Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës”.