
Në moshën 35-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde te Juventusi.
Pasi u bë lojtari që arrin më së shpejti shifrën e 50 golave në Serie A, lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A si dhe lojtari i parë që shënon 30 e më shumë gola në Ligë në një sezon në Premierligë, La Liga dhe Serie A, Ronaldo synon të tjera rekorde me fanellën e Zonjës së Vjetër.
Edhe një gol në Serie A do ta barazonte fituesin e Kupës së botës me Italinë Felice Borel, i cili në sezonin e largët 1933/34 kishte shënuar 31 gola për Juventusin.
Cris ka edhe tri ndeshje për ta arritur këtë.
Rekordi tjetër historik është ai i sezonit 1933/34, po ashtu i arritur nga Borel.
Felice Placido Borel kishte përfunduar sezonin me 36 gola në të gjitha ndeshjet, që nga atëherë, askush nuk ia ka dal ta arrijë këtë me fanellën e Juventusit.
Ronaldo është afër, tashmë ka shënuar 34 gola në të gjitha garat, për ta barazuar këtë rekord i duhen edhe 2 gola derisa për ta thyer edhe tre.
