![Ishin në pritje të ekzekutimit me vdekje, tetë të burgosur vdesin nga Covid-19](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/89.jpg)
Të paktën tetë të dënuar me vdekje në një burg të Kalifornisë, kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e dërguar në 15 numrin e të vdekurve nga virusi në këtë institucion.
67-vjeçari John Beames, është një nga të dënuarit që e humbi jetën nga COVID-19.
Sipas autoriteteve, ai kishte shfaqur simptoma të Covid-it, por megjithatë po pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Sakaq, raportohet se dy të tretat e të burgosurve të burgut “San Quentin”, kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, janë persona të dënuar me vdekje, shkruan “Daily Mail”.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-24-at-21.02.42.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-24-at-21.04.35-1.jpeg)