Deputetja e VV’së Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë. Tha se në asnjë rrethanë nuk është dashur të ndodhte takimi Hoti-Vuçiq derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po intervistohej në Hagë për krime lufte.
“Të njëjtat ditë e keni pasë presidentin e vendit në intervistim në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Nëe cilëndo rrethanë cilido shtet normal çfarëdo qoftë raporti politik brenda vendit nuk ish dashtë me ndodh që të njëjtën ditë që shkon e ulesh karshi Vuçiqit e ki presidentin në Hagë përballë prokurorëve”, tha Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.
Më herët gjatë këtij mauji u zhvillua takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pati thënë se është shënuar progres në dialog.