970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Nuk ka dhe nuk do ketë dialog teknik, takimet do jenë për njohjet reciproke

Hoti: Nuk ka dhe nuk do ketë dialog teknik, takimet do jenë për njohjet reciproke

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë dialogun me Serbinë.

Para tyre ai tha se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga ai mbështetet nga tre parime kryesore:

Integriteti territorial i panegociueshëm, Organizimi kushtetues i republikës së Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja me Serbinë të jetë në përputhje më Kushtetutën.

“Pas 20 muajsh ka filluar dialogu me Serbinë për njohje reciproke”.

“Në samit dhe videokonferencë kam paraqitur parime për të cilat kanë qenë të njoftuar të gjithë”.

“Në Bruksel ka filluar draftimi i marrëveshjes përfundimtare për dy tema, të pagjeturit dhe çështjen  ekonomike”.

“Të zgjidhet çështja e personave të zhdukur, sjellja e drejtësisë në vend, përkujdesja e nevojshme për familjet e viktimave”.

“Kemi kërkuar shpalosjen e informatave nga arkivat e Serbisë në lidhje më këto tema, po ashtu në lidhje me shpërndarjen e trupave nëpër shkritore në Kosovë dhe Serbi. Kompensimi i dëmeve të luftes, kursimet e bankave, pagave te humbura”.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik. Takimet do të jenë për njohjet reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve  në mes të dy vendeve”.

“Unë do t’ju  mbaj të informuar gjatë gjithë kohës për këtë proces, nuk do të rri duarkryq, por as nuk do që qahem para jush për harta e gërshërë,etj.”.

“E kam caktuar koordianotorin për dialog. Hyseni ka përvojë të madhe në diplomaci. Ka qenë personi kryesor që e ka përfaqësuar Kosovën në GJND përballë Serbisë. Ai më përfaqëson mua në procesin e dialogut me Serbinë”.

“Me mbështetjen e miqve do ta arrijmë qëllimin tonë sepse mes tjerash është në interes të vet BE-së dhe SHBA-së, si dhe paqes në rajon. Ne besojmë në miqtë tanë”.

“Kohëve të fundit po dëgjohen zëra që kanë dyshime nga ky proces. Askush të mos trazohet nga normaliteti që po ndodh. Nga një raport i lënduar me SHBA-të, tani kemi mbështetje”.

“Askush më nuk përmend harta e gërshërë, thika apo instrumente të ngjashme. Për kaq pak muaj ne evituam rrugën qorre”.

“Kjo është qasja jonë që është legjitime dhe e vetme. Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i takon, e barabarte dhe e integruar me familjen e madhe euroatlantike”, deklaroi Hoti.

Related posts